Qeveria e Kantonit të Sarajevës (KS), për shkak të përkeqësimit të rëndë të cilësisë së ajrit në Sarajevë, shpalli “alarm” dhe lëshoi udhëzime për qytetarët.
Rekomandimet e Qeverisë së Kantonit të Sarajevës në përputhje me standardin US EPA, standardet AQI, përfshijnë ndërprerjen e çdo aktiviteti fizik intensiv në ambient të hapur.
Kategoritë e rrezikuara (fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët nga zemra dhe mushkëritë) janë udhëzuar të ulin në minimum aktivitetet në ambient të hapur.
Mbajtja e maskave mbrojtëse me shenjën EN 149 (FFP2 ose EN 149 FFP3) është bërë e detyrueshme për të gjithë personat që kryejnë punë në ambient të hapur, ndërsa është rekomanduar të përdoret transporti publik.
Në përputhje me masat emergjente dhe rekomandimet për veprim gjatë gjendjes së “alarmit”, zyrtarët e policisë së Kantonit të Sarajevës së bashku me Inspektoratin Kantonal, do të punojnë për kontrollin e automjeteve në trafik. Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e automjeteve me standardin Euro 2.//AA
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...