Britania tha se do të ndalonte importet e diamanteve ruse, bakrit, aluminit dhe nikelit të premten dhe njoftoi një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke vënë në shënjestër kompanitë e lidhura me vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.
Por ndalimi do të ketë një ndikim të vogël pasi eksportet ruse të këtyre mallrave në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë rënë pas vendosjes së tarifave.
Marsin e kaluar qeveria britanike vendosi një tarifë shtesë prej 35% mbi importet e bakrit rus, plumbit dhe aluminit.
“Ne do të miratojmë një ligj gjatë këtë viti për të ndaluar importet e diamanteve ruse dhe do t’i japim fund të gjitha importeve të bakrit, aluminit dhe nikelit me origjinë ruse”, tha në një deklaratë kryeministri britanik Rishi Sunak.
Mbretëria e Bashkuar tashmë ka sanksionuar 1,500 individë dhe subjekte, duke ngrirë më shumë se 22.7 miliardë dollarë asete në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka sanksionuar tregtinë e mallrave mes Britanisë dhe Rusisë në vlerë prej mbi 20 miliardë paund, thuhet në deklaratë.
Të dhënat tregojnë se Britania ka importuar vetëm një pjesë të vogël të aluminit, nikelit dhe diamanteve të saj nga Rusia.
Vitin e kaluar nuk importoi fare bakër nga Rusia.
Rusia është një prodhues i madh i aluminit, nikelit dhe diamanteve.
Planet e ndalimit të importit të Britanisë vijnë pasi udhëheqësit e vendeve të G7-ës po diskutojnë se si të gjurmojnë tregtinë e diamanteve të Rusisë me qëllimin e vendosjes së kufizimeve në një fazë të mëvonshme.
“Tregu global nuk është statik, është i pasur me destinacione alternative”, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për kufizimet e mundshme të diamantit në Bashkimin Evropian.
Britania ka vendosur të sanksionojë edhe 86 individë dhe entitete si pjesë e një goditjeje të re ndaj atyre që i quajti “individë dhe subjekte të dyshimta” të lidhura me vjedhjen dhe rishitjen e grurit ukrainas, një akuzë që Rusia e ka mohuar.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të grurit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
“Ky drith dhe mallra të tjera bujqësore thuhet se janë vjedhur nga magazinat dhe fushat në territoret e pushtuara në Ukrainë”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Britania e Madhe sanksionoi gjithashtu kompaninë “Sun Ship Management”, për të cilin tha se ishte një ent i lidhur me “Sovcomflot”, kompaninë më të madhe shtetërore ruse të transportit.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...