Sanksionet e reja kundër Rusisë duhet të drejtohen ndaj njerëzve të duhur, tha sot Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass.
Ai gjithashtu shtoi se pezullimi i tubacionit të gazit Nord Stream 2 vetëm do ta shtynte Rusinë më afër Kinës, transmeton portal arbresh.info
“Ata që vënë në dyshim North Stream 2 duhet gjithashtu të marrin në konsideratë, të paktën gjeostrategjikisht, cilat do të jenë pasojat dhe çfarë do të thotë kjo për ndikimin e Evropës në Rusi,” u tha Mas ligjvënësve gjermanë, raportoi Reuters.
“Duhet të jetë absolutisht e qartë se ku do të çojë kjo në një kuptim gjeostrategjik: kjo do t’i sjellë Rusinë dhe Kinën më afër,” shtoi ai./arbresh.info/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...