Bashkimi Evropian njoftoi se në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka zgjeruar sanksionet ndaj Koresë së Veriut.
Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli Evropian thuhet se janë rritur sanksionet kufizuese ndaj Koresë së Veriut, vend i cili ka bërë testime të raketave balistike, transmeton Anadolu Agency.
Në deklaratë bëhet e ditur se sanksionet e zgjeruara sipas rezolutës 2397 të KS-OKB-së përfshijnë eksportet e naftës së rafinuar për Korenë e Veriut, ku eksporti vjetor nga dy milionë fuçi është zvogëluar në 500 mijë.
BE po ashtu njoftoi se është ndaluar importi për ushqim, produktet bujqësore, pajisjet elektronike dhe makinat nga Koreja e Veriut dhe eksporti i makinave industriale, automjeteve të transportit, hekurit, çelikut dhe metaleve të tjera në këtë vend.
Në deklaratë rikujtohet se BE-ja thërret për të shfaqur një qëndrim të vendosur për nevojën e realizimit të një dialogu kuptimplotë për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore.
Me këtë, numri i institucioneve, asetet e të cilëve janë ngrirë ose u zbatohen ndalesa për viza në listën e sanksioneve shtesë të BE-së në përputhje me vendimin e OKB-së ka arritur në 54, kurse numri i personave të nënshtruar ndaj këtyre sanksioneve ka arritur në 79. Krahas kësaj, në një listë të saj, BE zbaton sanksione ndaj 55 personave dhe nëntë kompanive nga Koreja e Veriut.
Sanksionet e para të BE-së ndaj Koresë së Veriut kishin filluar në vitin 2006.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...