Bernie Sanders tha se vendimi i Donald Trump për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit për klimën është një ‘turp’.
Sanders ka lëshuar një deklaratë menjëherë pas vendimit të Presidentit Trump për tërheqjen e SHBA-vë nga marrëveshja për klimën e nënshkruar në Paris, transmeton portali arbresh.info
“Vendimi i Presidentit Trump për të tërhequr SHBA-të nga marrëveshja e klimës në Paris është një mungesë e udhëheqjes amerikane dhe një turp ndërkombëtar. Në këmë moment, kur ndryshimet klimatike po shkaktojnë dëme në mbarë botën, ne nuk e kemi të drejtën morale që t’ia kthejmë shpinën botës në përpjekjet për të ruajtur këtë planet për gjeneratat e ardhshme”, tha Sanders.
Përkundër lobimit të vendeve të BE-së dhe Kinës, Donald Trump ka theksuar se ‘Shtetete e Bashkuara nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga administrate e kaluar’./Arbresh.info
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...