Kandidati për president i Demokratëve për vitin 2020 Bernie Sanders, 78 vjeç, ka anuluar fushatën pasi i është nënshtruar një mjekimi në zemër.
Sanders është shtruar në spital për trajtimin e arterieve në zemër pasi përjetoi dhimbje në gjoks gjatë fushatës në Nevada, transmeton portali arbresh.info
Sipas një këshilltari, ai pritet të pushojë gjatë ditëve të ardhshme.
Më herët Sanders kishte njoftuar se fushata e tij ka mbledhur mbi 25 milionë dollar.
Këshilltari i lartë Jeff Ëeaver tha në një deklaratë: “Pas vlerësimit mjekësor dhe testimit ai u gjet se kishte bllokim në një arterie dhe dy stent u futën me sukses”.
Është e paqartë se sa kohë do t’i duhen kandidatit democrat të marrë vetën dhe nëse do të jetë në gjendje të shfaqet në debatin e demokratëve që pritet të mbahet me 15 tetor.
Sondazhet e kanë nxjerrë Sandersin të tretin në kandidaturën e demokratëve, ndërsa prin Joe Biden./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...