Senatori demokrat i Vermontit, Bernie Sanders vazhdoi sulmet ndaj rivalit Michael Bloomberg duke e akuzuar miliarderin se po përpiqej të blinte zgjedhjet.
“Bloomberg, ashtu si kushdo tjetër, ka të drejtë të kandidojë për president. Ai nuk ka të drejtë të blejë presidencën. Veçanërisht pasi ishte kryebashkiak i Nju Jorkut dhe ndoqi një politikë raciste ndalimi dhe kontrolli”, deklaroi Sanders në San Francisko.
Mesazhi i Sanders u mirëprit nga mbështetësit e mbledhur në një ish-uzinë të makinave “Ford”, në Riçmond, një qytet i klasës punëtore ku të ardhurat mesatare të familjeve janë 55 102 dollarë dhe shumica e banorëve janë të ngjyrë ose latinë.
“Nuk do të votoja për Bloomberg. Jam lodhur nga Partia Demokratike që kompromenton idealet vetëm për t’u dukur e moderuar. Nuk po ndihmon klimën. Nuk po ndihmon studentët, nuk po ndihmon pakicat apo komunitetin LGBT”, u shpreh Clarissa Katko, një studente në kolegjin “Diablo Valley”.
Kalifornia do të votojë për parapraket presidenciale më 3 mars.
”Nuk kam pse t’i tregoj asnjërit prej jush se jeni shteti më i madh në këtë vend. Ju keni më shumë delegatë në Konventën Kombëtare Demokratike. Dhe kandidati që fiton këtu në Kaliforni ka mundësi shumë të madhe të zgjidhet president i vendit”, tha Sanders.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...