Samiti Trump-Kim Jong Un, diplomatët e SHBA dhe Koresë zhvillojnë takimin e parë

23:28 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Të enjten, presidenti Trump tha se do të njoftojë shumë shpejt lidhur me datën dhe vendin ku do të mbahet samiti me Kimin

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore janë takuar, ku kanë biseduar për samitin e dytë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.I dërguari i posaçëm i Trumpit në Korenë e Veriut, Stephen Biegun, ka arritur në Korenë e Jugut sot. Mediat kanë raportuar se ai mund të takohet me zyrtarët verikoreanë javën e ardhshme, me qëllim që të përcaktohen detajet e samitit.

Ministria e Jashtme në Seul tha se Biegun dhe homologu i tij nga Koreja e Jugut, Lee Do-hoon kanë pasur konsultime lidhur me bisedimet ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Mediat në Korenë e Jugut thonë se i dërguari i SHBA-së, Stephen Biegun dhe homologu i tij verikorean, Kim Hyok Chol janë takuar në fshatin kufitar mes dy Koreve, Panmunxhom ose në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenjan, më herët gjatë kësaj jave.

Pak përparimi është shënuar drejt denuklearizimit të Koresë së Veriut që prej se Trumpi mbajti samitin e parë me Kimin qershorin e kaluar. Gjatë këtij samiti, Kim ishte zotuar se do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme