Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet më 6 maj 2020 në formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19.
BE-ja është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe video-konferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani Perëndimor. Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor janë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Samiti do të ofrojë një mundësi tjetër për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në këto kohë krize.
Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së dhe Bashkimi Evropian vendosi më 29 prill të ofrojë së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve një paketë me vlerë mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën e koronavirusit. Kjo paketë synon të mbështesë masat shëndetësore urgjente si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike prej vështirësive të shkaktuara si rezultat i pandemisë COVID-19.
Solidaritet dhe investime
Përveç kësaj mbështetjeje të përforcuar, Komisioni do të nënvizojë në takimin BE-Ballkani Perëndimor të 6 majit 2020 edhe parametrat e gjerë të mbështetjes afatgjatë që do të prezantohen në vijim të këtij viti në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimesh për rajonin.
Sikurse ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, BE-ja ka “një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar në këtë pandemi partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, pasi e ardhmja e tyre është qartësisht në Bashkimin Evropian.
BE po mobilizon një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë. Sipas von der Leyen, së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të shërohemi. Dhe përtej kësaj ne do të vazhdojmë të mbështesim rajonin, përfshirë reformat e nevojshme në rrugën e tyre në BE, pasi rimëkëmbja do të funksionojë në mënyrë efektive vetëm, nëse vendet vazhdojnë të kryejnë angazhimet e tyre.
Fazë e re bashkëpunimi
Pjesëmarrësit në takim do të shkëmbejnë mendime mbi fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për të trajtuar ndikimin e fuqishëm socio-ekonomik të krizës së COVID-19, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe mënyrën e menaxhimit më të mirë të sfidave të sigurisë.
Takimin do ta kryesojë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në samitin BE-Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, udhëheqësit e gjashtë vendet partnere në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.
Në takim do të marrin pjesë edhe Andrej Plenković, kryeministri i Kroacisë, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të Bankës Botërore, Bankës Evropiane e Investimeve dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...