Takimi nuk ishte për Kinën, por Kina dominoi.
Kështu tha presidenti Joe Biden lidhur me takimin trepalësh me liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugugt.
Takimi u zhvillua në resortin veror të Camp David, i njohur për marrëveshjet historike të arritura atje.
“Ky takim nuk ishte për Kinën. Nuk ishte ky qëllimi i takimit, por atje përfundoi. Çështja e Kinës na doli përpara. Nuk është se ne nuk ndajmë shqetësimet për pozitat ekonomike dhe tensionet e shkaktuara nga Kina, por ky samit ishte për marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin dhe thellimin e bashkëpunimit në një sërë fushash, që shkuan përtej çështjeve imediate që ngritëm”- u shpreh Joe Biden.
Biden vlerësoi hapur “guximin” e homologëve për të diskutuar këto çështje dhe që të tre theksuan se ky është një kapitull i ri në raportet mes tyre dhe për rajonin e Paqësorit veri-perëndimor.
Veç Kinës, treshja ra dakord të rrisë presionin ndaj Koresë së Veriut dhe të ecë me sanksionet ndaj Rusisë./euronews
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës