Ambasadorët e Ukrainës dhe vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Bruksel të mërkurën me kërkesë të Kievit, i cili ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje ajrore pas sulmeve të fundit ruse.
Ky takim, në formën e Këshillit të sapoformuar NATO-Ukrainë, i cili u vendos nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me kërkesë të Kievit, pason “sulmet e fundit ruse me raketa dhe dron kundër civilëve ukrainas”, siç tha sot zëdhënësi i Aleancës.
Rusia ka nisur ditët e fundit një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës që nga pushtimi i vendit në 24 shkurt 2022.
Përballë këtyre sulmeve, Kievi po kërkon më shumë mbrojtje ajrore, raketa dhe drone nga aleatët e saj perëndimorë.
Ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara është ende e bllokuar nga Kongresi amerikan për shkak të hezitimit të ligjvënësve republikanë./abcnews.al
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...