Samiti i G7-së: Trump i rrethuar nga liderët e fuqive të mëdha

11:00 | 11 Qershor 2018
A. B.

Në samitin e G7-së që është mbajtur në Quebec të Kanadasë, është shkrepur një foto interesante e realizuar me sa duket gjatë një  diskutimi mes liderëve botëror – ajo është e realizuar në të njëjtën kohë nga të katër anët.

Në foton e publikuar në profilin e kancelares Angela Merkel në Instagram, ajo dominon e rrethuar nga bashkëbiseduesit – duke tentuar të zgjedhin qëndrimet e ndryshme – duke i mbajtur duart mbi tavolinë para presidentit amerikan Donald Trump, i cili është personi i vetëm që qëndron ulur që nuk e shikon derisa ajo flet, transmeton CNN.

Kjo foto ka shkaktuar një lumë komentesh, kurse disa përdorues të rrjeteve sociale, Merkel u është dukur si një “mësuese” që “qorton nxënësin që nuk e dëgjon” – Trumpin.

Ndërkaq e pyetur në samit për raportet me Trumpin, Merkel ka deklaruar se dyshja nuk pajtohen gjithmonë, por se diskutojnë çështje të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, në profilin e Trumpit në Twitter mund të shihet fotoja e skenës së njëjtë që në fokus është ai, derisa liderët tjerë e kishin rrethuar dhe i kishin kthyer sytë kah ai.

Edhe në profilin e presidentit francez Emmanuel Macron ka publikuar imazhin e njëjtë nga samiti, por se në të “rolin kryesor” e ka ai.

Fotografia e njëjtë nga këndi tjetër është publikuar në profilin e kryeministrit italian Giuseppe Conte, që qëndron pranë Trumpit dhe lexon njëfarë dokumenti, sigurisht ndonjë komunikatë të përbashkët.

Samiti dyditor i shtatë vendeve të zhvilluar është mbajtur në Quebec dhe ka përfunduar të shtunën, kurse liderët në një komunikatë të përbashkët janë “pajtuar për tregti të lirë dhe fer”./arbresh.info/

 

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1005979207544000512?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.cnn.com%2F2018%2F06%2F11%2Fpolitics%2Ftrump-g7-tweets-intl%2Findex.html

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme