Thatësira, të korra të këqija, kriza të mundshme urie dhe pandemia e vazhdueshme e koronës. Këto probleme janë në qendër të takimit të grupit G7.
Në samitin e G7 do të diSkutohet për kriza të mëdha – nga lufta në Ukrainë tek uria dhe ngrohja globale.
Pritshmëritë për takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Elmau të Bavarisë janë aq të mëdha sa edhe problemet. Përveç Gjermanisë mikpritëse, grupi i G7 përfshin Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Në samit janë ftuar edhe India, Afrika e Jugut, Senegali, Indonezia dhe Argjentina. Po ashtu në të dëshiron të marrë pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20 dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor. “G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë,” thotë Friederike Meister, drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme. “Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore.”
Kriza në fushën e ushqimit
Për një kohë të gjatë bashkësia ndërkombëtare kishte bërë përparime në luftën kundër urisë. Por kriza klimatike, pandemia e koronës dhe konfliktet po shfaqin pasoja shkatërruese. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 50 milionë vetë janë në prag të urisë. Organizata e OKB-së e vlerëson si katastrofike situatën në Etiopi, Nigeri, Sudanin e Jugut, Jemen, Afganistan dhe Somali. 750,000 vetë në vendet veçanërisht të prekura kërcënohen nga uria.
Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20 dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor. “G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë,” thotë Friederike Meister, drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme. “Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore.”/DW/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...