Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në një konferencë shtypi deklaroi, se vitin e ardhshëm do të vihen në dispozicion 30 miliardë euro shtesë për Ukrainën. “Tani është koha, për ta forcuar Ukrainën në të gjithë skenarët”, tha Costa. BE-ja është e gatshme ta bëjë këtë, për aq kohë sa është e nevojshme. Ai gjithashtu deklaroi, se është vendosur për një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë.
Zelenskyj në Bruksel
Garancitë europiane të sigurisë për Ukrainën, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj nuk janë të mjaftueshme. Pas takimit me krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së në Bruksel Zelenskyj tha, se është e nevojshme edhe ndihma e SHBA-së.
Kancelari Scholz telefonon sërish me Trump
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka telefonuar sërish me presidentin e ardhshëm të SHBA-së Donald Trump. “Në qendër të bisedimeve ishin sfidat e politikës së sigurisë në Europë”, vuri në dukje zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit pas kësaj telefonate. Scholz gjatë bisedës sërish i ka thënë Trump-it, se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën sa kohë do të jetë e nevojshme për mbrojtjen e saj kundër luftës sulmuese nga Rusia. Trump dhe Scholz, sipas zëdhënësit, janë të një mendimi, se “lufta ruse kundër Ukrainës po zgjat shumë dhe se është e rëndësishme që sam ë shpejt të jetë e mundur të arrihet një paqe e qendrueshme, e drejtë dhe korrekte”.
Scholz në kuadrin e samitit të BE-së zhvilloi bisedime në Bruksel me aleatët me të rëndësishëm europianë lidhur me politikën për Ukrainën. Po ashtu edhe e ngarkuara e BE-së për Politkën e Jashtme, Kaja Kallas paralajmëroi, se asnjë marrëveshje nuk duhet të merret duke anashkaluar Ukrainën.
Scholz pati telefonuar edhe më 11 nëntor me Trump dhe u shpreh optimist për bashkëpunimin me administratën e ardhshme të SHBA-së lidhur me çështjen e Ukrainës./DW
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...