Google ADS

Salvini thotë se Merkel dhe Macron ‘shkatërruan’ Evropën

09:30 | 18 Maj 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini i është kundërpërgjigjur kancelares gjermane Angela Merkel pasi ajo tha se nuk do ta lë partinë e tij të punojë me të në Parlamentin Evropian.

Dyshja u përplas vetëm një javë para zgjedhjeve evropiane, transmeton portali arbresh.info.

“Ne nuk duam të qëndrojmë me njerëz që kanë shkatërruar Evropën për të gjitha këto vite,” Salvini u përgjigj për shkarkimin e Merkelit nga partia e tij anti-emigruese e Lidhjes.

Në një intervistë me gazetën italiane “La Stampa”, Angela Merkel përjashtoi mundësinë e një aleance midis ndonjë partie të krahut të djathtë dhe anti-establishment me Partinë e saj Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë.

Fjalët e ashpra të Merkelit nuk e shqetësuan udhëheqësin e ri anti-emigrant të Italisë. Salvini kurrë nuk kishte shprehur një dëshirë për aleancë me kancelaren gjermane. Në vend të kësaj, ai kishte ftuar kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili është fuqimisht kundërshtar i politikës së kufirit të Merkel, për të qenë pjesë e grupit të krahut të djathtë të Evropës së Kombeve dhe të Lirisë (ENF) në Parlamentin Evropian.

“Ne nuk duam të kemi të bëjmë asgjë me Merkelin dhe Macronin, të cilët e kanë shkatërruar këtë Bashkim Evropian. Ne duam të shpëtojmë Evropën nga burokratët, bankierët dhe financuesit që e kanë shkatërruar të gjitha këto vite”, tha Salvini.

Zgjedhjet evropiane do të mbahen nga 23 deri më 26 maj të këtij viti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme