Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka thënë se Italia është aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian. E kjo vjen pasi ai e prezantoi veten si një politikan të fuqishëm, të besueshëm dhe një aleat i mirë.
Pas triumfit të tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, kur partia e tij Lega doli e para në Itali, Salvini u nis për në Uashington duke u takuar me politikanët e SHBA-së.
“Në kohën kur institucionet evropiane janë të brishta dhe po ndryshojnë, Italia dëshiron që të bëhet partneri i parë, më solid, i besueshëm e i vlefshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Salvini pati bisedime me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me zv.presidentin amerikan, Mike Pence, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
Salvini, i cili e ka pozitën e ministrit të brendshëm, nuk ka asnjë ndikim direkt në politikat e jashtme të Italisë, për shkak se ato udhëhiqen nga kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ministri i punëve të jashtme Enzo Moavero – e që asnjëri prej tyre nuk kanë lidhje me partinë e tij.
E ky udhëtim në Amerikë, shihet si një tentim për të marrë përgjegjësi për diplomacinë italiane, gjithsesi, ai tha se “ka vizion të njëjtë” me Uashingtonin sa i përket Kinës, Iranit, Venezuelës, Libisë dhe Lindjes së Mesme.
Më herët në këtë vit, Roma e kishte nervozuar Uashingtonin kur refuzoi që ta njohë liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaido si president të vendit, vendim ky që u imponua nga partia e koalicionit, Lëvizja 5 Yjet.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...