Një ditë pas vrasjes me plumb në kokë të një shqiptari, zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka thënë se policët e këtij akti meritojnë medalje.
Gjatë ditës së djeshme një shqiptar është vrarë derisa ka tentuar të arratiset pas një grabitje të një dyqani në Itali, ndërsa dy personat e tjerë të përfshirë në grabitje kanë arritur që t’i shpëtojnë policisë.
Edhe pse prokuroria italiane ka hapur hetimet për të vërtetuar nëse në këtë rast janë tejkaluar kompetencat, ministri i Brendshëm italian ka dhënë gjykimin e tij. Ministri Matteo Salvini, në një shkrim në rrjetin social Twitter ka thënë se policët e këtij akti meritojnë medalje.
“Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje”, ka shkruar ai. Tashmë është bërë i ditur identiteti i personit të vrarë. Ai është shqiptari 50- vjeçar, Eduart Kozi.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...