Ministri italian i Brendshëm, Matteo Salvini konfirmoi sot se shqetësimi i tij për imigracionin kishte rezultuar në rënie me 80 % të të mbërriturve në vendin e tij në një vit.
“Natyrisht, shqetësimi im ka shërbyer për diçka”, theksoi Salvini, i cili drejtoi një takim të përvitshëm të drejtorive të të gjitha forcave të rendit para se të jepte një konferencë shtypi.
“Ulja e imigracionit është 80% në një vit, ne kemi ulur numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve, ne kemi ulur numrin e azilkërkuesve”, është shprehur Salvini duke shtuar se kursimi i realizuar nga pritja e të huajve do të shërbente për punësimin e 8 000 burrave dhe grave në forvat e rendit.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte kritikoi përqendrimin shqetësues të Salvinit mbi temën e imigracionit, në një letër të hapur shumë kritike drejtuar ministrit.
“Jam shumë i kënaqur me shqetësimin tim”, theksoi Matteo Salvini duke konfirmuar se ishte i lumtur për përpjekjet kundër imigracionit klandestin nga qeveritë e disa vendeve si Izraeli, SHBA-ja, Brazili dhe Gjermania.
Sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, nga 8 691 imigrantë në total, 1 119 prej të cilëve minorenë të pashoqëruar, kanë zbarkuar në brigjet italiane gjatë 12 muajve të fundit (gusht 2018-korrik 2019), shifër në rënie me 80% në raport me 12 muajt e mëparshëm.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...