Ne Itali Matteo Salvini do të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në Itali.
Ministri i Brendshëm i vendit fqinj, pas mbylljes së porteve italiane për anijet e organizatave humanitare të impenjuara në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, ka vendosur mbylljen e porteve edhe për anijet e misioneve ndërkombëtare.
Salvini tha të dielën se Italia do të kërkojë në samitin e ministrave të Brendshëm të BE-së mbylljen e porteve për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.
“Qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë emigrantë në Itali. Por me qeverinë e re gjërat do të ndryshojnë. Është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane”, u shpreh Salvini.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...