Ministri i Brendshëm i Italisë, Salvini i eshte perveshur mire me nje pergjigje presidentit te Frances, Macron, i cili ne nje reagim te djeshem, teksa kritikoi zëvendës kryeministrin hungarez Viktor Orban, deklaroi: “Nuk do të bëj asnjë lëshim ndaj nacionalistëve, dhe atyre që predikojnë urrejtje, kanë të drejtë që më shohin si kundërshtarin e tyre kryesor në Evropë”.
Sot me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Salvini e ka cilesuar ate nje president hipokrit.
“Që nga fillimi i 2017 e deri më sot, Franca e ‘Macronit të mirë’ ka sprapsur më shumë se 48 mijë refugjatë në kufirin me Italinë, përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo është Evropa mikpritëse dhe solidare, për të cilën flasin Macron dhe të mirët e tjerë? Në vend që t’u japë leksione të tjerëve, do e ftoja presidentin hipokrit francez që të rihapë kufijtë dhe të presë me mijëra refugjatët që kishte pretenduar se do i mbante. Italia nuk është më kampi i refugjatëve i Evropës, dhurata e perëndisë për skafistët dhe të mirët e Evropës ka marrë fund!”- shkruan ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...