Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, duket se ka shkuar shumë larg, duke i krahasuar emigrantët afrikanë me skllevër.
Salvini, që është në të njëjtën kohë edhe drejtues i partisë së ekstremit të djathtë, Lega Nord, e bëri krahasimin në një sesion me dyer të mbyllura të një konference për emigracionin dhe sigurinë, mbajtur në Austri, vendin që ka edhe presidencën e radhës së bashkimit evropian e ku merrnin pjesë edhe zyrtarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kam dëgjuar dikë të thotë se kemi nevojë për migrantë, sepse popullsia po plaket. Unë i shoh gjërat ndryshe”, tha Salvini në konferencë.
“Unë paguhem nga qytetarët që të ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë.
Ndoshta kjo mund të jetë e nevojshme në Luksemburg, por jo në Itali. Ne duhet të ndihmojmë fëmijët tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për të zëvendësuar fëmijët që nuk i kemi”, tha Salvini.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka reaguar menjëherë, madje me irritim, duke thënë se Salvini ka shkuar shumë larg.
“Në Luksemburg, kemi pasur dhjetëra migrantë italianë. Ata vinin si migrantë për të punuar në Luksemburg, në mënyrë që ju në Itali të kishit para për fëmijët tuaj”, tha Asselborn.
Italia është destinacioni kryesor për migrantë që duan të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut. Qeveria e re populiste në Romë ka marrë qëndrim të ashpër ndaj tyre./tch/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...