Google ADS

Salihu takoi komunitetin e shqiptarëve në Treviso, ndan me ta vizionin drejt Parlamentit Evropian

23:33 | 12 Maj 2024
E.G

Kandidati për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu është takaur me komunitetin e shqiptarëve në Treviso.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në këtë takim ka ndarë misionin dhe vizionin e tij drejt Parlamentit Evropian, shkruan Arbresh.info.

“Sot kemi kaluar një pasdite të mrekullueshme me komunitetin e shqiptarëve në Treviso! Ishte një nder për mua të kisha mundësinë të ndaja me ju biseda konstruktive rreth misionit dhe vizionit tim drejt Parlamentit Evropian.”, ka shkruar Salihu.

“Bashkë, ne mund të bëjmë ndryshim real për të ardhmen tonë në Bashkimi Evropian.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme