Sabotimi i gazsjellësit Nord Stream, Gjermania lëshon urdhër arrest ndërkombëtar ndaj një zhytësi ukrainas

09:50 | 14 Gusht 2024
A B

Autoritetet gjermane kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një zhytës ukrainas në lidhje me sabotimin e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2. Sipas mediave gjermane, instruktori i zhytjes, i quajtur Volodymyr Z. dyshohet se ishte pjesë e ekipit të zhytësve që shkaktuan shpërthimet në dy tubacionet e gazit në vitin 2022.

Sipas të njëjtave raporte, burri është arratisur nga Polonia pasi dyshohet se ishte informuar për urdhër-arrestin e lëshuar kundër tij nga autoritetet gjermane. Sipas mediave, ai kishte mohuar më parë për gazetarët kur ishte pyetur përfshirjen e tij të mundshme në sabotimin e gazsjellësit.

Autoritetet gjermane raportohet se kanë identifikuar dy persona të tjerë nga Ukraina, një burrë dhe një grua, për përfshirjen e tyre në dy sabotimet, pa lëshuar megjithatë urdhër-arrest kundër tyre. Hetuesit besojnë në skuadrën e sabotimit ishin të përfshirë pesë burra dhe një grua, të cilët përdorën një jaht me vela gjermane të quajtur “Andromeda” për të udhëtuar drejt vendit të ngjarjes./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme