Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar një ndihmë ushtarake prej 713 milionë dollarësh për Ukrainën dhe 15 vende aleate dhe partnere, pas takimit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, me presidentin Volodymyr Zelensky të dielën në Kiev.
Por, për çfarë do të përdoren paratë – dhe me sa mjete është zotuar SHBA ndaj përpjekjeve të Ukrainës deri më tani?
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, rreth 322 milionë dollarë nga kësti i fundit i parave janë caktuar për vetë Ukrainën, për të lejuar vendin të blejë armët e nevojshme për të rifurnizuar forcat e tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar një ndihmë ushtarake prej 713 milionë dollarësh për Ukrainën dhe 15 vende aleate dhe partnere, pas takimit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, me presidentin Volodymyr Zelensky të dielën në Kiev.
Por, për çfarë do të përdoren paratë – dhe me sa mjete është zotuar SHBA ndaj përpjekjeve të Ukrainës deri më tani?
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, rreth 322 milionë dollarë nga kësti i fundit i parave janë caktuar për vetë Ukrainën, për të lejuar vendin të blejë armët e nevojshme për të rifurnizuar forcat e tyre, përcjell Telegrafi.
Ndërsa fondet e mbetura do të ndahen midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që i kanë ofruar Ukrainës furnizime kritike ushtarake që nga fillimi i luftës dy muaj më parë.
Përveç kësaj, SHBA po i shet municion ish-sovjetik me vlerë 165 milionë dollarë – të njohura për forcat vendase në Ukrainë.
Vetëm javën e kaluar presidenti Joe Biden njoftoi 800 milionë dollarë më shumë armatime “për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në lindje, në rajonin e Donbas”.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan njoftoi 500 milionë dollarë “për popullin e Ukrainës”.
Kjo ndihmë e drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë ukrainase do të mbështeste komunitetet lokale “të shkatërruara nga sulmi rus”, tha ai.
Këto shifra e çojnë ndihmën ushtarake totale të Shteteve të Bashkuara për Kievin në 3.7 miliardë dollarë që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...