Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar në rritje të viktimave civile dhe ushtarake mes përleshjeve të dhunshme mbi enklavën e shkëputur të Nago-Karabakut. Ndërkohë, shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka bërë thirrje për një armëpushim.
Luftimet midis forcave azerbajxhanase dhe armene në Kaukaz u përshkallëzuan të hënën, me viktima të reja të raportuara në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak, njofton Klan Kosova.
Forcat azerbajxhanase filluan një “ofensivë masive në frontet jugorë dhe verilindorë të vijës së frontit të Karabagut”, tha të hënën në mbrëmje zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan.
Rreth 200 trupa janë plagosur, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë, por shumë prej tyre u plagosën lehtë dhe janë kthyer në aksion.
Zyrtarët në rajonin separatist të Nagorni-Karabak thanë se 26 trupa të tjerë të tyre u vranë të hënën në mbrëmje, duke sjellë viktimat ushtarake në 84.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve tani ka arritur 95, me 11 civilë të vrarë që kur shpërtheu dhuna të dielën; nëntë në Azerbajxhan dhe dy nga pala armene.
Dhuna më e rëndë në rajon që nga viti 2016 ka rritur mundësinë e një lufte të re në një zonë që po zien për dekada.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...