Sa miliardë i ka humbur Mark Zuckerberg nga rënia e Facebook

22:41 | 4 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Facebook dhe dy platformat që janë në pronësi të kësaj kompanie, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi tash e disa orë.

Facebook nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes por nga kjo kompani kanë njoftuar se po punojnë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kanë kërkuar falje për çdo shqetësim.

Aksionet e Facebook, të cilët kanë afërsisht dy miliardë përdorues aktivë në ditë,siç shkruna express kanë rënë për 5.5 për qind në mbrëmjen e së hënës, që është dita më e keqe e tyre prej themelimit.

Kjo do të thotë se themluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, i cili ka në pronë rreth 14 për qind të firmës – ka pasur një rënie pasurie për afërsisht 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, raporton Bloomberg.

Reklamë

Pas ndalimit së funksionimit të Facebook, Instagram dhe Whatsapp i githë komunikimi është zhvendosur në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme