Oprah Winfrey intervistoi çiftin mbretëror më të diskutuar të momentit, protagonistët e largimit nga monarkia angleze: Prince Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle.
Intervista ka zgjatur rreth 2 orë dhe në të janë zbuluar shumë sekrete dhe qëndrimë të papranueshme në lidhje me Familjen Mbretërore, transmeton portali arbresh.info
Por pyetja që duam të dimë të gjithë është se sa kushtoi kjo intervistë?
Intervista e veçantë dhe shumë e pritur me ish-çiftin mbretëror u transmetua në CBS Amerikane në 7 Mars.
Sipas Wall Street Journal, rrjeti televiziv ka paguar midis 7 dhe 9 milion dollarë (rreth 6 milion euro) për të marrë të drejtat e intervistës të drejtuar nga Oprah. Në marrëveshjen që përfaqësuesit e rrjetit televiziv do të kishin marrë me Harpo Productions të Ëinfrey janë edhe të drejta për të transmetuar jashtë vendit.
Intervista u transmetua në 68 vende dhe secili rrjet televiziv shtetëor konkuroi për të siguruar atë.
Në Angli, sipas gazetës “The Guardian”, ITV fitoi të drejtat e transmetimit për 1 milion paund. Në Itali, megjithatë, ishte TV8 ai që transmetoi takimin e rëndësishëm, por nuk dihet për çfarë shume.
Çifti mbretëror, përkundër shumës së madhe të parave që kanë lëvizur rreth rrëfimeve të tyre të pabesueshme, duket se nuk kanë marrë asnjë cent.
Sipas mediave ndërkombëtare për Harryn dhe Meghan ishte e rëndësishme që të zbulonin të vërtetën që ndodhi gjatë kohës kur ata ishin pjesë e familjes më të madhe në Angli.
Harry dhe Meghan janë sot “të lirë” nga ato sekrete dhe detyrime që monarkia u imponoi atyre. Pallati Buckingham iu përgjigj intervistës shumë të ndjekur dhe shumë të diskutuar duke deklaruar se kanë filluar një hetim rreth akuzave që janë bërë, ndërsa Mbretëresha Elizabeta II ka deklaruar se do të bisedojë privatisht me nipin e saj në ditët në vazhdim./arbresh.info/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan