Google ADS

Sa i pasur është Putini?

21:04 | 16 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Një grup dypartiak i deputetëve në Uashington ka kërkuar një llogari të saktë të pasurisë personale të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Senatorët amerikanë kanë paraqitur një projekt-ligj të mërkurën që do të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e jashtme dhe përfshirjen ushtarake në Ukrainë.

Nëse ky ligj miratohet, Drejtori i Zbulimit Kombëtar që t’i paraqiste Kongresit një raport të detajuar në Kongres për pasuritë personale të Putinit dhe vlerën neto. DNI do të ketë 180 ditë pas miratimit të ligjit për të dorëzuar raportin.

Disa analistë pohojnë se Putini mund të jetë njeriu më i pasur në botë. Bill Broëder, një financier britaniko-amerikan, i cili më parë ka bërë biznes në Rusi, vlerësoi se Presidenti rus ka pasuri rreth 200 miliardë dollarë. Disa të tjerë kanë dhënë një vlerësim modest prej rreth 70 miliardë dollarësh.

Megjithatë, pasuria personale e Putinit është shumë e vështirë për t’u llogaritur, sepse paratë e Putinit mendohet se janë shpërndarë midis aleatëve të tij të ngushtë dhe rrjetit të gjerë të oligarkëve të Rusisë.

“Putin kontrollon përmes prokurorëve. Sergei i detyrohet pasurisë së tij Putinit, kështu që kur Putini i kërkon Sergeit një favor, favori duhet të nderohet dhe kështu vazhdon në rreth të gjërë”, tha Burke Files, një hulumtues që heton gjurmët e pastrimit të parave.

“Putini gjithashtu ka një numër njerëzish, siç është Sergei Roldugin, emri i të cilit është në të gjithë letrat e Panamasë”, shtoi ai.

Sipas tij, përpjekjet për të zbuluar vlerën neto të Putinit janë një humbje kohe dhe kjo përpjekje nuk do të bëjë asgjë më shumë, përpos acarimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas të dhënave të raportuara nga Kremlini, Putini fitoi rreth 140,000 dollarë në vitin 2015./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme