Google ADS

Sa i kushtoi Izraelit mbrojtja nga Irani, çmimi i natës së luftës

15:17 | 15 Prill 2024
KRG

Izraeli arriti të mbronte territorin e tij natën e 14 shkurtit, me sistetmin e hekurt që i kushtoi 1.3 mld dollarë. Nga ana tjetër, Irani shpenzoi rreth 10 herë më pak për sulmin.

Mbrojtja e hekurt e Izraelit për vetëm një natë kushtoi 1.3 miliardë dollarë. Këto janë llogaritjet e bëra në lidhje me të gjitha asetet që Izraeli përdori për disa orë, e që spras 99% të raketave dhe dronëve që Irani lëshoi mbrëmjen e 14 marsit.

Shumica e shumës së shpenzuar lidhet me fondin e ndihmës amerikane për shpërthimin në ajër të 324 raketave dhe dronëve, 1/3 e të cilëve ishin raketa balisitike. Shuma në fjalë tregon se interpceptimi për vetëm një raketë kushtoi mestarisht 1.85 mln dollarë, ndërsa mburoja me 4 shtresa që përdori ushtria izraelite, përfshi edhe kostot e karburantit treguan se mbrojtja në terma të gjerë kushtoi deri në 1.3 mld dollarë.

Nga ana tjetër, sulmi i Iranit gjykohet të ketë kushtuar disa herë më pak me dronët Shahed të cilët kanë një cmim që arrin deri në 40 mijë dollarë dhe raketat balistike që kushtojnë deri në 100 mijë dollarë amerikanë. Thënë ndryshe, cmimi që pagoi Izreali për mbrojtjen ishte rreth 10 herë ma i lartë se cmimi që pagoi Irani për sulmin./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme