Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, të mërkurën e hodhi poshtë pretendimin e Presidentit Donald Trump, se FBI-ja kishte një “spiun” në fushatën e tij eletorale të vitit 2016.
Trump e ka cilësuar shfrytëzimin e një informatori nga FBI-ja, për të marrë detaje të bisedave të tij me tre zyrtarë të fushatës së tij elektorale, “Spygate”, apo një “skandal spiunësh”.
Presidenti republikan pretendon se FBI-ja kishte futur një spiun në fushatën e tij, në përpjekje për të minuar garën e tij presidenciale.
Mediat e identifikuan informatorin në fjalë, si Stefan Halper, profesor në Universitetin Cambridge të Britanisë, i lindur në Shtetet e Bashkuara.
Paul Ryan, udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, kohët e fundit shqyrtoi informacionet e klasifikuara lidhur me përdorimin e informatorit nga FBI-ja, si pjesë e hetimit që po zhvillohet lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
Ai u tha gazetarëve se ishte dakord me vlerësimin e një tjetër ligjvënësi republikan, Trey Gowdy, i cili kishte studjuar dokumentacionin lidhur me këtë çështje dhe arriti në përfundimin se FBI-ja nuk kishte bërë asgjë të keqe.
Gowdy, ligjvënës i Karolinsë së Jugut, tha: “Jam i bindur që FBI-ja ka bërë pikërisht atë që kanë dashur që ajo të bënte qytetarët tanë, për sigurimin e informacioneve dhe kjo nuk kishte të bënte aspak me Donald Trump-in. Informatorët përdoren gjithmonë nga punonjësit e zbatimit të ligjit.”
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Ryan tha: “Unë mendoj se vlerësimi i ligjvënësit Gowdy është i saktë.”
Megjithatë, ai shtoi se: “Hetimet duhet të vazhdojnë. Ka dokumente të tjera që duhen shqyrtuar.”
E pyetur lidhur me komentet e ligjvënësit republikan Gowdy, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se presidenti “vazhdon të ketë shqetësime lidhur me çështjen në se FBI-ja ka vepruar në mënyrë të përshtatshme, duke patur njerëzit e saj në fushatën e tij elektorale.”VoA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...