Google ADS

Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të fortë

23:35 | 13 Mars 2025
E.G

Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Mark Ruute, është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me të cilin ka biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në një postim në platformën ‘X’, Rutte u shpreh se është nder për vizitën e tij të radhës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump.

Ai ka shkruar se “NATO është e fortë” dhe sipas tij, të bashkuar NATO do të bëhet edhe më e fortë.

“Nder që jam kthyer në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me mikun tim të mirë, presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. NATO është e fortë. Dhe së bashku po e bëjmë edhe më të fortë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm