Takimi i radhës i Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.
Këtë vit për herë të parë takimin do ta mbajë Mark Rutte, sekretari i ri i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike pasi nuk ka shumë javë që e pranoi detyrën në krye të NATO-s.
Ish-kryeministri holandez sot, 16 tetor, para mediave do të ndajë agjendën për dy ditët e këtij takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
Klankosova.tv është duke e përcjellë nga afër këtë ngjarje në të cilën do të trajohen një gamë temash me ndikim në Ballkanin Perëndimor, por edhe në politikat kryesore të sigurisë që e prekupojnë botën.
Sot duke filluar nga 16:00, Mark Rutte, do të mbajë konferencë për media para takimit të ministrave, 17 dhe 18 tetor.
Në këtë takim të ministrave, Shqipëria do të prezantohet nga ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...