Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake janë vendosur në rajonin e Kurskut, rajon në kufi me Ukrainën.
Rutte u shpreh se dislokimi i trupave të Koresë së Veriut përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm në përfshirjen e vazhdueshme të saj në luftën e Rusisë, si dhe sipas NATO, shkel rezolutën e Këshlliyt të Sigurimit të OKB-së.
NATO i ka bërë thirrje Rusisë dhe Koresë së Veriut që të ndërpresin menjëherë këto veprime.
“Thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është një kërcënim për sigurinë Indo-Paqësor dhe Euro-Atlantik. Ai minon paqen në Gadishullin Korean dhe nxit luftën ruse kundër Ukrainës. Pheniani tashmë e ka furnizuar Rusinë me miliona municione dhe raketa balistike që po nxisin një konflikt të madh në zemër të Evropës dhe po minojnë paqen dhe sigurinë globale. Në këmbim, [Presidenti] Putin po i ofron Koresë së Veriut teknologji ushtarake dhe mbështetje tjetër për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.
Kjo nënvizon rëndësinë e demokracive që qëndrojnë së bashku për të mbështetur vlerat tona dhe për të përballuar sfidat tona të përbashkëta të sigurisë, por vendosja e trupave të Koresë së Veriut në Kursk është gjithashtu një shenjë e dëshpërimit në rritje të [Presidentit] Putin. Mbi 600,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e [Presidentit] Putin dhe ai nuk është në gjendje të përballojë sulmin e tij ndaj Ukrainës pa mbështetjen e huaj. Kjo për shkak se ukrainasit po luftojnë me guxim, qëndrueshmëri dhe zgjuarsi”, deklaroi Rutte./rtsh.al/
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan