Kryeministri holandez Mark Rutte tha sot se Europa nuk duhet të ankohet më për Donald Trump dhe në vend të kësaj të fokusohet në atë që mund të bëjë për Ukrainën.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar pakënaqësi në Europë, duke thënë se nëse bëhet sërish president i SHBA-së, nuk do të mbrojë një anëtar të NATO-s që nuk i paguan detyrimet.
“Ne duhet t’i japim fund ankesave në lidhje me Trump. Është një pyetje për amerikanët. Unë nuk jam amerikan, nuk votoj në SHBA. Ne duhet të bashkëpunojmë me këdo, i cili është në podium, “tha Rutte në Konferencën e Sigurisë në Mynih./abcnews.al
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër