Një prift 59-vjeçar është lënduar gjatë një sulmi me acid në kryeqytetin e Nikaraguas, Managua.
Miguel Guevara vetëm sa kishte përfunduar dëgjimin e një rrëfimi në Katedralen Metropolitane kur një grua ia hodhi acidin, transmeton portali arbresh.info.
At Guevara është duke u mjekuar në spital për djegie serioze në fytyrë, duar dhe krah.
Besimtarët ndaluan gruan dhe e mbyllën në një dhomë gjersa arriti policia.
Autoritetet thonë se ende janë duke e hetuar motivin e mundshëm prapa sulmit, por mediat lokale janë fokusuar në faktin që gruaja kishte veshur një maicë me një foto të fetusit në bark që bënte një gjest të turpshëm.
Një zëdhënëse e policisë tha se e kishte identifikuar gruan si shtetase ruse.
Sulmi vjen në një kohë të tensionuar për Kishën Katolike në Nikaragua. Kisha ka marrë kritika të ashpra nga qeveria për rolin që ka luajtur që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në prill.
Qindra njerëz u vranë në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Kishat u bënë një vend i shenjtë për aktivistët e opozitës dhe në disa raste u vunë nën rrethim nga forcat pro-qeveritare.
Në korrik, Presidenti Ortega akuzoi klerikën e Nikaraguas se mbanin anën e protestuesve, të cilët ai akuzon për përpjekjen për ta rrëzuar atë. “Peshkopët janë të përkushtuar ndaj grushtarëve,” tha ai./Arbresh.info/
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...