Anna Sorokin, rusja 28-vjeçare që mashtroi stilistët, bankierët e hotelet e luksit në Manhatan, duke u hequr si trashëgimtare gjermane, ka gjetur dashurinë në burg.
Ajo mori vëmendjen e mediave pak më parë, kur shtirej si trashëgimtare gjermane me 60 milionë pasuri në Europë, duke përfituar kështu qëndrime në hotelet më të shtrenjta, foto me stilistë të njohur e qëndrime në hotele luksi.
Pushimet luksoze, rrobat e stilistëve dhe restorantet e shtresave të larta i përkasin të shkuarës, por mashtruesja tani pret të bëjë deri në 15 vite burg.
Ajo ka firmosur gjithashtu që jeta e saj të bëhet libër dhe film në Netflix. Dhe kontratën për librin e firmosi një prej personave që ishte mashtruar prej saj./Express
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...