Rusisë i shpallet luftë kibernetike, hakerët e ‘Anonymous’ hakojnë faqen zyrtare të Kremlinit

16:31 | 25 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Dje gjatë ditës u raportua se Kremlinit zyrtar i kishte rënë faqja e saj zyrtare në Internet.

Situata në Kremlin ishte alarmuese, pasi sulmet kibernetike nënkuptohej të kishin filluar ndaj tyre, pasi ata kishin sulmuar Ukrainën, raporton “The Guardian”, transmeton Arbresh.info.

Lufta e Ukrainës tashmë po bartet në luftë kibernetike. Rusisë i ka hapur luftë grupi anonim ‘Anonymous’. të cilët kanë marrë përgjegjësinë për sulmet kibernetike.

Pasi i sulmuan faqen Kremlinit, ‘Anonymous’ rrëzuan edhe faqen e Ministrisë së Jashtme, RT News, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Federal Antimonopol.

Grupi i hakerëve janë shprehur se janë të determinuar që të pengojnë Rusinë në misionin e saj agresiv./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme