Rusia thotë se do të zhvendosë stërvitjet detare në brigjet e Irlandës pasi Dublini ngriti shqetësime për to mes një mosmarrëveshjeje të tensionuar me Perëndimin mbi zgjerimin e aleancës së NATO-s dhe frikës se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën.
Stërvitjet e 3-8 shkurtit do të mbaheshin 240 kilometra (150 milje) larg Irlandës jugperëndimore – në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të Irlandës, transmeton portal arbresh.info
Irlanda është anëtarë e Bashkimit Europian prej 27 vendesh, por nuk është anëtare e NATO-s.
Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, këtë javë kundërshtoi lojërat e luftës, duke thënë se “kjo nuk është koha për të rritur aktivitetin ushtarak dhe tensionin në kontekstin e asaj që po ndodh me Ukrainën”.
“Fakti që ata po zgjedhin ta bëjnë këtë në kufijtë perëndimore, të vendit anëtarë të BE-së, në brigjet e Irlandës, është diçka që sipas mendimit tonë nuk është thjesht e mirëpritur”, shtoi ai.
Ambasada e Rusisë në Irlandë të shtunën postoi një letër në Facebook nga ambasadori Yuriy Filatov duke thënë se stërvitjet do të zhvendosen jashtë zonës ekonomike irlandeze “me qëllim që të mos pengohen aktivitetet e peshkimit”.
Vendimi ishte një lëshim i rrallë mes tensioneve të përshkallëzuara rreth grumbullimit të rreth 100,000 trupave nga Rusia pranë kufirit me Ukrainën dhe kërkesave të saj që NATO të premtojë se kurrë nuk do të lejojë Ukrainën të bashkohet me aleancën, të ndalojë vendosjen e armëve të NATO-s pranë kufijve rusë dhe të tërhiqe forcat e saj nga Europa Lindore.
Dy territore në Ukrainën lindore kanë qenë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina./ap/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...