Rusia: Zgjedhjet në Serbi dhe Hungari konfirmojnë sovranitetin e këtyre vendeve

09:55 | 4 Prill 2022
arbresh.info

“Zgjedhjet në Serbi dhe Hungari kanë konfirmuar sovranitetin e këtyre vendeve”, tha nënkryetari i Këshillit të Federatës së Rusisë, Konstantin Kosachev.

Ai shkroi në Telegram se shtetet e vërteta sovrane të Evropës mund të numërohen në gishtat e njërës dorë.

“Përveç Rusisë, ato janë Bjellorusia, Armenia, Turqia dhe, siç e konfirmuan qartë zgjedhjet e djeshme, Serbia dhe Hungaria”, shkruan Kosachev në një telegram.

Sipas vlerësimit të tij, nga ana tjetër janë Gjermania, Franca dhe Italia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme