Gjykata e qarkut Lefortovo në Moskë ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e The Wall Street Journal, Evan Gershkovich.
Masa e paraburgimit gazetarit amerikan iu zgjat për dy muaj, përkatësisht deri më 30 janar.
Gershikovich u arrestua në fund të marsit në qytetin e Jekaterinburgut. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) atëbotë tha se gazetari ishte arrestuar nën akuza për spiunazh.
Autoritetet ruse e akuzojnë Gershkovichin se ka mbledhur informacione, që sipas tyre ishin sekrete shtetërore lidhur me industrinë ushtarake.
Gershnkovich, shtetas amerikan me bazë në Moskë, kishte shkuar në Jekaterinburg për të raportuar për qëndrimin rus karshi luftës së Kremlinit kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit të kaluar, dhe për grupin mercenar rus, Wagner.
Nëse gjendet fajtor për akuzat për spiunazh, Gershkovich përballet me një dënim deri me 20 vjet burgim.
Mediumi amerikan Wall Street Journal i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gershkovichit. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë i ka quajtur akuzat “qesharake” dhe presidenti amerikan, Joe Biden, më herët ka thënë se ndalimi i Gershkovichit është “krejtësisht i paligjshëm”./rel
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...