Rusia ka zgjatur ndalimin e trafikut ajror me Mbretërinë e Bashkuar deri më 12 janar, për shkak të zbulimit të llojit të ri më infektues të koronavirusit.
Sipas task-forcës së Rusisë për pandeminë COVID-19, vendimi është marrë “për të siguruar mbrojtjen e shëndetit publik”.
Më 22 dhjetor, autoritetet ruse ndaluan fluturimet nga dhe drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku u zbuloi rasti i parë i llojit të ri të koronavirusit.
Edhe disa vende të tjera kanë marrë masa të ngjashme, megjithatë ende nuk ka prova që sugjerojnë se mutacioni është më vdekjeprurës.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 80.9 milionë raste të pandemisë COVID-19, prej të cilëve të paktën 1.76 milionë kanë vdekur./AA/
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...