Rusia ka bllokuar zgjatjen për nëntë muaj për përdorimin e një rruge kyçe të ndihmës për Sirinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vendosja e vetos nga Moska vë në pikëpyetje një mekanizëm jetik që ofron ndihmë për miliona persona.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon dërgimin e ndihmës përmes rrugëve tokësore nga Turqia në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, skadoi të hënën.
Përderisa shumë anëtarë të Këshillit, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, kanë bërë thirrje që marrëveshja të zgjatet për një vit, Rusia ka insistuar që zgjatja e marrëveshjes të bëhet për gjashtë muaj.
Zvicra dhe Brazili arritën një kompromis që marrëveshja të zgjatej për nëntë muaj, por Rusia vendosi veto.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e quajti veton ruse “veprim jashtëzakonisht mizor”.
Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit për ditë me radhë kishin tentuar të gjenin një kompromis për zgjatjen e marrëveshjes, e cila që nga viti 2014 mundëson që ushqim, ujë dhe ilaçe të dërgohen me kamionë në veriperëndim të Sirisë, pa autorizimin e Damaskut.
Kjo rrugë mundëson që mbi 80 për qind e nevojave të njerëzve që jetojnë në zonat e kontrolluar nga rebelët të mbulohen nga ndihma që dërgohet. Qeveria në Damask vazhdimisht dënon dërgimin e kësaj ndihme, duke thënë se shkelet sovraniteti i Sirisë.
Marrëveshja fillimisht kishte paraparë që të ishin katër pika hyrëse për në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri. Por, tani vetëm pika në Baba al-Hava është e kalueshme. Ky mekanizëm i ndihmës duhet të rishqyrtohet çdo gjashtë muaj për shkak të presionit që bën aleatja e Sirisë në OKB, Rusia./rel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?