Google ADS

Rusia vendos trupat në kufirin Turqi-Siri

17:14 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Forcat ruse kanë nisur të vendosen drejt kufirit Turqi-Siri, si pjesë e marrëveshjes për të larguar trupat kurdë.

Njësitet tashmë kanë hyrë në dy qytetet e rëndësishme kufitare të Kobanit dhe Munbixhit, transmeton portali arbresh.info.

Nën marrëveshjen e dakorduar nga Rusia dhe Turqia, luftëtarëve kurdë iu janë dhënë 150 orë nga mesdita e së mërkurës për t’u tërhequr 30 km nga kufiri.

Trupat turke do të vazhdojnë të kontrollojnë një zonë që kanë marrë gjatë ofensivës së fundit kundër luftëtarëve kurdë, të cilëve Turqia i cilëson terroristë.

Një pjesë e planit të Turqisë është gjithashtu të krijojë një “zonë të sigurt” përgjatë kufirit që do të strehojë rreth dy milionë refugjatë sirianë që ajo pret./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme