Rusia ka marrë vendim që të vendosë sanksione ndaj 13 zyrtarëve të lartë britanikë, përfshirë kryeministrin Boris Johnson, sekretaren e Jashtme Liz Truss dhe sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Rusisë thuhet se vendimi për sanksione që përfshijnë hyrjen në Rusi për anëtarët e rëndësishëm të qeverisë britanike dhe një sërë politikanësh është marrë për vendimet sanksionuese që Britania e Madhe ka ndërmarrë veçanërisht për zyrtarët e nivelit të lartë të Federatës Ruse dhe lidhur me “veprimet e pashembullta armiqësore”.
“Ky hap është ndërmarrë si përgjigje e fushatës së shfrenuar politike dhe informative të Londrës të cilat synonin izolimin ndërkombëtar të Rusisë për të krijuar kushte për të marrë nën kontroll vendin tonë dhe për të mbytur ekonominë tonë kombëtare”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.
“Britania e përkeqësoi qëllimisht situatën në Ukrainë duke dërguar armë vdekjeprurëse dhe duke koordinuar përpjekje të ngjashme në NATO”, thuhet në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se provokimet e Londrës detyruan jo vetëm aleatët e saj perëndimorë, por edhe vendet e tjera të vendosin sanksione në shkallë të gjerë anti-ruse.
Në deklaratë, emrave që u ndalohet hyrja në Rusi janë si në vijim:
“Kryeministri britanik Boris Johnson, zv.kryeministri dhe sekretari i Drejtësisë Dominic Raab, sekretarja e Jashtme Liz Truss, sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, sekretari i Transportit Grant Shapps, sekretarja e Brendshme Priti Patel, sekretari i Financave Rishi Sunak, sekretari për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale Kwasi Kwarteng, sekretarja për Digjitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin Nadine Vanessa Dorries, zv/sekretari i Mbrojtjes James Heappey, kryeministrja e qeverisë rajonale e Skocisë Nicola Ferguson Sturgeon, prokurorja e përgjithshme për Anglinë dhe Uellsin Suella Braverman dhe ish-kryeministren britanike Theresa May”.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut