Ushtria ukrainase tha se forcat e saj kanë zmbrapsur 49 sulme të forcave pushtuese ruse gjatë ditës së kaluar, përderisa luftimet intensive po vazhdojnë në dhe përreth qytetit të rrethuar të Bahmutit.
“Armiku nuk po heq dorë nga planet e tij për të pushtuar territorin tonë pavarësisht humbjeve të mëdha”, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase më 14 prill. “Luftimet më të ashpra po vazhdojnë për Bahmutin dhe Marjinkën”, shtoi ushtria.
Më 13 prill, Moska pretendoi se ka ndërprerë të gjitha daljet për trupat ukrainase në Bahmut, por kreu i gripit të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se ende është “shumë herët” të thuhet se qyteti është rrethuar.
Serhiy Cherevaty, zëdhënës i grupit të forcave lindore të Ukrainës, i tha agjencisë AFP se ushtria ukrainase ende ka komunikim me trupat e saj në Bahmut dhe ende ka mundësi që t’i furnizojë ata me municion.
“Kjo nuk përkon me realitetin”, tha Cherevaty duke iu përgjigjur pretendimeve ruse.
Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhëarrestim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm. Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, të enjten tha se Ukraina nuk heq dorë nga kërkesa që Rusia të tërheqë trupat nga këto katër zona, por edhe nga Krimeja, që Moska ka aneksuar paligjshëm më 2014.
“Ne jemi të bashkuar në bazë të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mendojnë se Krimeja është Ukrianë dhe duhet të kthehet nën kontrollin e Ukrainës”, tha Kuleba gjatë një fjalimi përmes video-lidhjes në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë./REL/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...