Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj COVID-19. Shtatëdhjetë klinika në Moskë filluan të injektojnë të shtunën vaksinën Sputnik-V, te disa qindra qytetarët e parë, tha grupi i punës për koronavirusin i këtij qyteti.
Vaksinimi i nisur sot, do të vijojë çdo ditë pa ndërprerje. Vaksina po vihet në dispozicion të punonjësve të kujdesit shëndetësor, punonjësve socialë dhe atyre që punojnë në shkolla sepse ata rrezikohen më shumë nga ekspozimi ndaj koronavirusit.
Sipas mediave në Moskë, personat mbi 60 vjeç nuk janë përfshirë tek ata që po marrin vaksinën të parët.
Vaksina ruse përbëhet nga dy injeksione dhe injeksioni i dytë është planifikuar tre javë pas të parit.
Mijëra njerëz janë regjistruar për të marrë vaksinën. Sidoqoftë, nuk është e qartë se sa doza vaksine janë prodhuar.
Disa shkencëtarë kanë vënë në dyshim efikasitetin e vaksinës së prodhuar nga Rusia për shkak të hedhjes së saj të shpejtë në treg.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, Rusia ka 2.4 milionë të infektuar me COVID dhe më shumë se 42.000 viktima
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...