Google ADS

Rusia urdhëron SHBA-të që të ‘heqin dorë’ nga lufta me Korenë Veriore

20:39 | 9 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Rusia ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Presidentit Donald Trump, pasi sipas saj përshkallësimi i tensioneve me Korenë Veriore është ‘i papranueshëm’.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov i ka thënë homolgut të tij amerikan, Rex Tillerson, se përshkallëzimi i situatës më vendin komunist është i ‘papranueshëm’, transmeton portali arbresh.info

Gjatë një telefonate me Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, krahu i djathtë i Vladimir Putinit diskutoi edhe mbi situatën në Siri, Kore dhe Ukrainë.

Lavrov gjithashtu i ka thënë Tillersonit se Moska po kërkon që SHBA-të të kthejnë pronën diplomatike ruse të konfiskuar në vitin 2016, pas pretendimeve se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale.

Biseda telefonike u zhvillua disa orë pasi gjenerali më i lartë i Donald Trump i tha ushtrisë amerikane ‘të qëndronte gati’ për luftë me Korenë Veriore./arbresh.info/

 

Të ngjashme