Rusia ka kërkuar nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit të lënë armët. Ultimatumi vjen, ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj të pamëshirshëm dhe shkatërrues në qytetin juglindor.
Rusia thotë se do t’u kursejë jetën ushtarëve ukrainas atje nëse ata dorëzojnë armët sot. Qyteti i Mariupolit, ka qenë i rrethuar prej javësh.
Ndërkohë forcat e armatosura të Ukrainës thonë se njësitë e saj detare po përgatiten për një operacion zbarkimi rus në zonën e Mariupolit, pasi Rusia kreu operacione sulmi pranë portit detar.
Më herët, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.
Rusia pretendon se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një avion ushtarak ukrainas për të cilin thotë se mbante një ngarkesë armësh të dërguar nga vendet perëndimore, por ky informacion mbetet i paverifikuar nga mediat ndërkombëtare.
Në kryeqytetin Kiev raportohet për shpërthime të tjera në qytet, por ende nuk ka informacion se ku kanë ndodhur.
Imazhet e asaj që thuhet të jetë ekuipazhi i anijes luftarake Moskva, e cila u mbyt në Detin e Zi në fillim të kësaj jave, janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Rusia thotë se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe Ukraina, e mbështetur nga SHBA, thotë se shkatërroi kryqëzorin e raketave.
Ndërkaq disa dërgesa ndihme ushtarake nga SHBA kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë të cituar nga CNN.
Në fillim të kësaj jave, Presidenti Joe Biden miratoi një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Ai tha se mbështetja do të përfshijë armë të reja të përshtatura për të luftuar “sulmin më të gjerë” të pritshëm të Rusisë në lindje. /a2news
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua