Rusia ka njoftuar stafin e disa ambasadave perëndimore se do të dëbojë diplomatët e tyre.
Ministria e Jashtme ruse ka thirrur në një takim më 30 mars krerët e 23 misioneve diplomatike, shumica anëtarë të BE-së dhe aleatë të Britanisë dhe i ka njoftuar për dëbimin e 60 diplomatëve.
Britania e ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.
Britania dhe dhjetëra shtete, përshfirë Shtetet e Bashkuara, kanë dëbuar rreth 150 diplomatë rusë.
Rusia ka thënë se do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke dëbuar diplomatët e vendeve perëndimore. Më herët gjatë kësaj jave, Rusia ka dëbuar 60 diplomatë të SHBA-së dhe ka mbyllur konsullatën amerikane në Shën Petersburg.
Moska vazhdimihst ka mohuar çdo përfshirje në sulmin me agjent nervor.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...