Google ADS

Rusia ua ndalon hyrjen qytetarëve kinezë

11:13 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Sipas një urdhri të qeverisë, Rusia nuk do të lejojë që qytetarët kinezë të hyjnë në territorin e saj nga e enjtja e tutje, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi është marrë për shkak të numrit në rritje të vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, i cili tejkaloi 2.000.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin nënshkroi një urdhër të martën me të cilin ndalon dhënien e vizave të punës, ato turistike dhe studentore për shtetasit kinezë.

Qytetarëve kinezë po ashtu u është ndaluar të aplikojnë për këto viza duke filluar nga sot.

Kufizimet, megjithatë, nuk zbatohen për pasagjerët transitor.

Në fillim të këtij muaji, Rusia mbylli kufirin e saj me Kinën dhe Mongolinë dhe ndaloi përkohësisht shpërndarjen e vizave të grupeve, turistëve dhe punës për qytetarët kinezë.

Moska gjithashtu vendosi koronavirusin në listën e sëmundjeve shumë infektive, duke vendosur masa më të rrepta kundër shtetasve të huaj me shenja të infeksionit, përfshirë karantinën dhe dëbimin.

Të mërkurën, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 2.005 persona pasi 136 vdekje u raportuan në 24 orët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme